Shkak parakalimi i gabuar dhe shpejtësia

Pesë persona mbetën të plagosur në Vlorë pasi makinat me të cilën udhëtonin u përplasën me njëra-tjetrën. Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugën Drashovisë-Peshkëpi në Vlorë.

Mësohet se tre prej të plagosurve janë dërguar në spital, ndërsa dy prej tyre kanë marrë vetëm dëmtime të lehta. Fatmirësisht edhe tre të plagosurit pas ndihmës së parë mjekësore , ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para ka rezultuar se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i një prej mjeteve të përfshira në aksident dhe shpejtësia e madhe.

Tv Klan