Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Memlisht të Pogradecit pasditen e sotme. Mësohet se dy mjete, një tip “Volkswagen” dhe një tjetër tip “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për pasojë është plagosur një drejtuesi i makinës “Ford”, një 29 vjeçar me iniciale E.M. dhe një pasagjere që udhëtonte me makinën tjetër, 65 vjeçe. Ata janë dërguar në Spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmë mjekësore. Nuk dihet nëse gjendja e tyre është e rëndë apo i kanë shpëtuar rrezikut.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes është ngritur një grup hetimor që po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al