Aksident në dalje të kryeqytetit

Aksident në dalje të kryeqytetit

23:57 10/11/2019

Humb jetën 17-vjeçari, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në dalje të Tiranës pranë rrethrotullimit të TEG, ku për shkak të përplasjes së dy automjeteve humbi jetën një 17-vjeçar dhe u plagosën 3 persona të tjerë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00.

Sipas policisë, 17-vjeçari me iniciale K.V. u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në aksin e vjetër Tiranë – Elbasan ku humbën jetën dy 17-vjeçarëve që ktheheshin nga një ditëlindje.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit që nuk kishte leje drejtimi dhe kishte konsumuar alkool.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi