Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia për vdekjen e vajzës 25-vjeçare të hënën në zonën e Institutit në Kamzë pasi u përplas nga makina.

Në pranga kanë rënë shoferët E.B. 42 vjeç dhe M.A. 54 vjeç. Nga përplasja mes dy mjeteve, njëra prej makinave goditi dy këmbësorë, vajzën 25-vjeçare A.A. dhe 58-vjeçarin S.R.

Të dy kanë qenë duke ecur në rrugë. E reja humbi jetën si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa 58-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.   /tvklan.al