Dy 24-vjeçarë janë arrestuar pasi me automjetet që drejtonin kanë përplasur 31 bagëti të imëta që lëviznin në fshatin Suk 1 të Roskovecit si dhe 2 çobanët që ruanin bagëtitë, përkatësisht 79-vjeçarin me iniciale F.G. dhe 32-vjeçarin me iniciale K.H. Si pasojë, ka humbur jetën i moshuari dhe është dëmtuar 32-vjeçari, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e mbrëmshëm, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Q. M., 24 vjeç dhe L. M., 24 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi me automjetet që drejtonin, kanë përplasur 31 bagëti të imëta që lëviznin në fshatin Suk 1, Roskovec, si dhe 2 çobanët që ruanin bagëtitë, shtetasit F. G., 79 vjeç dhe K. H., 32 vjeç. Si pasojë, ka humbur jetën 79-vjeçari, si dhe është dëmtuar shtetasi K. H., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./tvklan.al