5 persona janë plagosur pasditen e së dielës në Fushë Milot, pas përplasjes së 3 makinave.

Policia e Lezhës tha në një njoftim për media se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20, kur u përplasën mjeti tip Benz me drejtues B.D. me mjeti tip Suzuki me drejtues M.K. dhe mjetin tip Volkswagen me drejtues I.T.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas, pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve

”, tha Policia.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata, ku Policia Rrugore po menaxhon trafikun e shkaktuar bllokimi i rrugës.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./tvklan.al