Një automjet është përplasur me një autobus i cili po transportonte punëtorët e HEC-it Moglicë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Gramsh –Moglice ne vendin e quajtur “Kthesa e Bersnikut”.

Si pasojë e kësaj përplasje tronditja ka qenë e madhe, por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Paraprakisht dyshohet humbje e kontrollit të drejtimit të automjeteve. /abcnews.al