Ngjarja në një nga ishujt turistikë të Spanjës

Të paktën 7 persona kanë mbetur të vdekur në Majorka të Spanjës, kur një helikopter dhe një avion i vogël janë përplasur gjatë fluturimit. Përplasja ndodhi në lokalitetin Inka, në veri të ishullit turistik.

Sipas mediave iberike, 5 prej viktimave ndodheshin në helikopter, 2 prej të cilëve nën moshën 18-vjeçare. Viktimat e tjera dyshohet se ndodheshin në avionin e vogël, me kapacitet për vetëm 2 persona.

Bilanci i të ndjerëve është konfirmuar nga autoritetet spanjolle, të cilat kanë saktësuar se përplasja ndodhi në hapësirën ajrore mbi spitalin e lokalitetit Inka.

Tv Klan