Një i ri humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të marte në Peqin. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar me iniciale S.V, i cili u gjet i aksidentuar në rrugë, në fshatin Pajovë.

Sipas policisë, 27-vjeçari dyshohet se u përplas nga një motoçikletë, drejtuesi i së cilës u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë të aksidentuarin në rrugë.

Fatkeqësisht i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Autoritetet policore thonë se kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al