Një automjet tip “Jeep” me targë AA 041 LV është shkrumbuar plotësisht, pas një zjarri që shpërtheu në ecje. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor të fshatit Penkovë, rreth orës 10:20.

makina 2

Sipas drejtuesit të mjetit, 36-vjeçarit L.Sh, para se makina të merrte flakë është përplasur aksidentalisht me bordurën e urës që ndodhet në këtë aks rrugor.

makina 3

Nga zjarri drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimin e plotë të ngjarjes si dhe a janë të vërteta deklarata e drejtuesit./ tvklan.al