Tropojë- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshati Dushaj në zonën B ku për pasojë një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Mësohet se furgoni i punëtorëve të HEC- it të Fierzës është përplasur me një furgon mallrash dhe Dem Oruçi, punëtor i HEC-it ka humbur jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet rreth aksidenit./tvklan.al