Përplaset gjatë uljes avioni me 128 persona në bord

Një avion pasagjerësh u aksidentua gjatë kohës që po bënte ulje emergjence në aeroportin e Guyana, Amerika e Jugut. Në bordin e mjetit ndodheshin 128 persona, 6 prej të cilëve mbetën të plagosur.

Avioni i Fly Jamaica, që ishte nisur drejt Kanadasë, pësoi një problem hidraulik gjatë kohës që u ngrit nga aeroporti i Georgetown, rreth orës 2 të natës me orën lokale dhe u detyrua të bënte ulje emergjence.

Por gjatë kohës që po u ul në pistë, piloti e pati të vështirë të kontrollonte mjetin, duke u përplasur me një gardh rrethues e më pas me një grumbull të madh me rërë. Pasojat ishin një krah i copëtuar dhe një prej motorëve që fluturoi jashtë në fushë.

Nuk dihet ende ekzaktësisht se çfarë e shkaktoi problemin me avionin e Fly Jamaica. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se piloti kishte raportuar probleme dhe kishte kërkuar që të kthehej mbrapsht në aeroport.

Ngjarja vjen vetëm 2 javë pasi një avion pasagjerësh u rrëzua në oqean në brigjet e Xhakartës, Indonezi, duke i marrë jetën 189 personave që ndodheshin në bord./tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione