Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka mbetur i lënduar rëndë pas një aksidenti automobilistik.

Mësohet se mjeti që ai drejtonte ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me pjesën anësore të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa shoferi është dërguar në Sarandë për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil pranë fshatit Berdenesh, automjeti tip “Skoda” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën anësore të rrugës. Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetas maqedonas, i cili është transportuar për në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al