Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar-Mirditë-Kaluer në Lezhë.

Viktima është 34-vjeçari me iniciale T.N., i cili po transportonte me makinë një sasi lënde narkotike.

Burime policore të tvklan.al thonë se viktima kishte në makinë tip Benz një sasi prej 80 kg kanabis satiba.

34-vjeçari humbi kontrollin e automjetit duke rënë poshtë urës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al