Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Mjedë. Makina përplasi një të moshuar, i cili po udhëtonte më motor.

Viktima është identifikuar si Njac Rroku 76 vjeç. Drejtuesi i makinës me iniciale A.D. e transportoi të moshuarin në spital dhe u largua. Ai u kap nga policia disa minuta më vonë.

Njoftimi paraprak i Policisë së Shkodrës:

Më datë 19.10.2018, rreth orës 09.50, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar një person i cili më pas ka ndërruar jetë.

Nga verifikimet e bëra nga policia,  shtetasi Nj. Rr. rreth 70 vjeç   nga fshati Guri Zi duke udhëtuar me ciklomotor, dyshohet  se  e ka përplasur mjeti tip Volksëagen  me pronar shtetasin A. D. banues në Shkodër në vendin e quajtur qendër Guri i Zi.

Shtetasi A. D.,  pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe në këto momente është kapur nga Policia . Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al