Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në rrugën Tiranë-Vorë, pasi makina që ai drejtonte është përplasur me një kamion të parkuar.

Policia e Tiranës tha në një njoftim se aksidenti ndodhi në rrugën dytësore Tiranë-Vorë rreth orësh 15:55. Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë në vendngjarje shoferi me iniciale S.Sh.

Sipas policisë, kamioni ka qenë i parkuar jashtë rruge dhe drejtuesi i automjetit tip Ford, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara është goditur me kamionin duke e spostuar atë me rreth 10 m.

Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur nxjerrjen e trupit pa jetë nga mjeti teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al