Një 39-vjeçar shqiptar, i cili jetonte në Parma, humbi jetën pasditen e së premtes në Sant’Ilario, Reggio Emilia, në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 17:00.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, udhëtonte me një motor Honda 850 kur u aksidentua me një makinë që drejtohej nga një 51-vjeçar.

Përplasja ishte mjaft e fortë. 39-vjeçari goditi fillimisht me xhamin e parë të makinës e më pas përfundoi në rrugë. Ambulanca shkoi me shpejtësi në vendin e ngjarjes, por pavarësisht përpjekjeve, shqiptari ndërroi jetë.

Ky është aksidenti i tretë fatal për shqiptarët që prej së dielës në Italinë fqinje. Në dy aksidentet e mëparshme viktimë mbetën dy të rinj të moshës 16 dhe 26-vjeç.

/tvklan.al