Një drejtues motoçiklete ka ndërruar jetë mesditën e së premtes pas një aksidenti. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ishull në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Drejtuesi i motorit me iniciale M.Gj. është aksidentuar nga një mjet. Ai nuk mundi t’i mbijetojë dëmtimeve të rënda dhe për pasojë ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.  

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./tvklan.al