Dërgohet në Spitalin e Traumës

Një person ka mbetur i plagosur pas një aksidenti këtë të shtunë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45 tek rrethrrotullimi i Milotit në autostradën Milot-Rrëshen.

Sipas informacionit paraprak të policisë, A.N. duke drejtuar mjetin tip “Benz” përplasi një këmbësor, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende. I aksidentuari ka marrë dëmtime dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe identifikimin e personit të dëmtuar./tvklan.al