Një person ka mbetur i vdekur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Kuçovë-Dimal si pasojë e një aksidenti. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Meteor rreth orës 06:00.

Viktima ka qenë duke udhëtuar me një biçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë tip “Fiat” që drejtohej nga një 30-vjeçar. Viktima nuk është identifikuar ende nga autoritetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al