Një i ri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi u përplas nga një makinë mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:40, në Paskuqan.

Sipas policisë, i plagosuri është një këmbësor 25-vjeçar me iniciale E.R. Ai u përplas nga një makinë “Volkswagen” me targë AA 576 OH, me drejtues G. P.

25-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje, ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al