Përplaset për vdekje këmbësori

Foto ilustruese

Përplaset për vdekje këmbësori

09:15 14/09/2019

Një këmbësor gjeti vdekjen këtë të shtunë në Durrës, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në Sukth, në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Viktima është një 52-vjeçar. Ai u përplas nga një makinë Toyota, që drejtohej nga një 47-vjeçar me iniciale F.H.

Ky i fundit u shoqërua në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Hetimet për aksidentin vijojnë./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT