Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën dytësore në Qerret. Autoritetet bëjnë me dije se mjeti me drejtues  S.Xh. 40 vjeç ka aksidentuar një këmbësor.

Mësohet se 65-vjeçari me iniciale L.V. që u përplas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia sqaron se drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidenti që i mori jetën 65-vjeçarit./tvklan.al