Përplaset për vdekje këmbësori në kryeqytet

Përplaset për vdekje këmbësori në kryeqytet

21:55 23/08/2019

Një këmbësor ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të premteje në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15, në rrugën “Teodor Keko”.

Sipas policisë, viktima është një 55-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ai u përplas nga një makinë me drejtues 32-vjeçarin me iniciale E. S, i cili është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e 55-vjeçarit që ndërroi jetë./tvklan.al

Të ngjashme
UKT