Një aksident me pasoja tragjike ndodhi pasditen e kësaj të shtune në Kamzë. Mësohet se një automjet ka përplasur këmbësoren 35-vjeçare me iniciale P. A. Si pasojë e plagëve të rënda e reja humbi jetën.

Policia ka njoftuar se ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e mjetit, B.D, për veprime të mëtejshme hetimore. Gjithashtu po vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me bulevardin “Blu”. /tvklan.al