Në autostadën Lushnje-Fier një femër ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur pas një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës dhe viktima dyshohet të jetë një endacake rreth të 60- ve, e cila në momentin e aksidentit ka qenë duke ecur në errësirë pranë karrexhatës në krahun e majtë të rrugës.

Emri i viktimës ende nuk është bërë i ditur nga policia e cila po heton ngjarjen, ndërsa trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit Lushnje. Pas aksidentit është ndaluar drejtuesi i mjetit Euxhenio Prendi, 26 vjeç, nga Lushnja.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit pas përplasjes me këmbesoren ka devijuar makinën duke dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur e fejuara e tij që ishte në makinë shtetesja D.K 22 vjeçe. Të dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan