Përplaset për vdekje në autostradë këmbësori

Foto Ilustruese
Posta

Përplaset për vdekje në autostradë këmbësori

19:22 20/10/2019

Një burrë gjeti vdekjen pasditen e kësaj të diele në autostradën Kavajë-Durrës,​ te Shkëmbi Kavajës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30.

Sipas policisë, këmbësori u përplas nga një makinë Volkswagen me drejtues​ shtetasin D. Gj.

80-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet policore shoqëruan në ambientet e policisë drejtuesin e makinës. Një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT