Përplasi këmbësoren, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Përplasi këmbësoren, drejtuesi largohet nga vendngjarja

13:42 24/08/2019

Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme, ku një këmbësore ka mbetur e plagosur dhe është në gjendjen kritike për jetën. Drejtuesi i mjetit tip “Audi” ka përplasur rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Patos fshtat” këmbësoren A.M, 47 vjeçe, banuese në Cakran. Policia njofton se drejtuesi i makinës është larguar menjëherë nga vendngjarja.

47-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit./tvklan.al

Të ngjashme
UKT