Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin e kamionit që përplasi për vdekje një vajzë 25-vjeçare një ditë më parë në Portin e Durrësit.

Shoferi 39-vjeçar me iniciale F.K. nga Malisheva e Kosovës u vu në pranga pas veprimeve hetimore.

25-vjeçarja A.Haskasa ishte punonjëse e Portit të Durrësit kur u përplas nga trajleri i kamionit dhe u tërhoq zvarrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme hetimore. /tvklan.al