Policia e Korçës ka arrestuar një 25-vjeçar që kishte përplasur për vdekje një këmbësor ditën e djeshme në aksin rrugor Korçë-Pogradec pranë fshatit Bulgarec.

Ai është Reans Muçollari, i cili drejtonte mjetin Nissan me targa AA 716 EF dhe përplasi për vdekje këmbësorin, ende i paidentifikuar.

Pas aksidentit, i riu u largua nga vendngjarja për t’u arrestuar disa orë më vonë.

/tvklan.al