Përplasi për vdekje nënën e dy fëmijëve, ja sa vite burg kërkon prokuroria

Posta

Përplasi për vdekje nënën e dy fëmijëve, ja sa vite burg kërkon prokuroria

15:35 17/01/2017 https://youtu.be/MYxaAazVFcA

Prokuroria ka dhënë pretencën për Andrea Memollarin, 20 – vjeçarin i cili në Korrik të vitit të shkuar përplasi për vdekje me makinë nënën e dy fëmijëve, Dhurata Prifti.

Organi i akuzës kërkoi dënimin me 10 vite heqje lirie për të riun, i cili nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.

Kërkesa e Prokurorisë nuk ka gjetur pëlqimin e bashkëshortit të së ndjerës, i cili tha se akuza duhet të kishte kërkuar 25 vite burg për Memollarin.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 Korrik në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet. Pasi e përplasi për vdekje 45 -vjeçaren, Memollari i kaloi përsipër me makinë dhe u largua nga vendngjarja.

20 – vjeçari kishte shkelur edhe herë të tjera rregullat e qarkullimit rrugor. Në vitin 2015, ai u dënua nga gjyqtari Martin Deda me 40 orë pune, në interes publik për korrupsion aktiv, pasi tentoi t’i jepte para policëve rrugorë, që e kishin ndaluar për tejkalim të shpejtësisë.

I njëjti gjyqtar, në një rast të ngjashëm, për të njëjtën vepër penale, korrupsion aktiv ndaj punonjësit të policisë rrugore, ka dhënë dënim me burg 8 muaj.

//tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT