Një i ri është arrestuar nga policia e qytetit të Durrësit, pasi ditën e mërkurë përplasi për vdekje një 77- vjeçar.

Policia bën me dije se në pranga ra 22 vjeçari me inicialet K. Gj pasi në rrugën Durrës – Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Tiranë 77- vjeçari me inicialet Z.A.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./tvklan.al