7 persona kanë humbur jetën pasi avioni me të cilin udhëtonin u përplas në ishullin Kebek. Autoritet thanë se avioni u përplas teksa po i afrohej aeroportit lles-de-la Madeleine.

Midis viktimave ishte edhe ish – ministri i transporteve Jean Lapierre dhe pjestarë të familjes së tij.

Zoti Lapierre 59 – vjeç ka punuar edhe si analist për televizionin CTV. Një nga mediat kanadeze raportoi se gruaja e ish – ministrit, 2 vëllezrit dhe motra, vdiqën në aksident. Ata po udhëtonin për të shkuar në funeralin e babait të Lapierre.

Avioni privat që u përplas në birgjet e ishullit ishte nisur nga aeroporti Montreal Saint- Hubert, mëngjesin e të martës./tvklan.al