Përplasja e gazetarit me avokatin e familjes Çapja

Posta

Përplasja e gazetarit me avokatin e familjes Çapja

00:13 17/10/2019

Mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetari Artan Hoxha është përplasur me avokatin Aldo Shkëmbi, përfaqësues ligjor i familjes Çapja.

Shkak për këtë është bërë një video që Hoxha shfaqi në emision.

Blendi Fevziu: Aldo Shkëmbi, përfaqësues ligjor i familjes Çapja shkruan: Zoti Blendi, video që po tregon zoti Hoxha është hetuar dhe stërhetuar nga Krimet e Rënda. Zotëria është duke manipuluar opinionin publik. Ajo video është pasojë e masakrës së 3 Shkurtit që i ndodhi familjes Çapja. Oficerët në makinë kanë qenë të armatosur dhe pa asnjë shenjë dalluese që ishin të Policisë së Shtetit dhe që e ndiqnin subjektin prej ditësh. Kanë menduar se kanë qenë atentatorë si ata të 3 Shkurtit. Ajo video është pjesë e dosjes së hetuar nga krimet e rënda, ku ka edhe pamje të tjera.

Artan Hoxha: Sigurisht që ka edhe pamje të tjera. Kjo ngjarje ka ndodhur me datë 8 Qershor, në datën 6 Qershor, ka ndodhur një atentat para drejtorisë së policisë Elbasan. U qëlluan dy persona. Mua më intereson fenomeni, jo emrat, por meqenëse avokati doli, po ia them unë ku është manipulimi i avokatit. Nëse këta persona ndjenin rrezik që janë qëlluar dy ditë më parë, janë me mjet të blinduar në mes të qytetit, të armatosur, pse duhet t’i qëllonin këta atij? Ta zëmë se nuk e dinë që janë policë apo kundërshtarë, pse duhet ta qëllojnë makinën tjetër? Pse duhet ta ndalosh makinën tjetër? Ti je në blindë, kush do të qëllojë? Ti je i armatosur, pse je i armatosur? Po në atë kohë nuk ka qenë ky ligji që është sot, sot ka vajtur deri në 15 vjet për armëmbajtje pa leje./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi