Juristi dhe drejtuesi politik i dy zonave në Tiranë i PS-së, Plarent Ndreca është shprehur se nuk sheh nxitim të PS-së për thirrjen për të hetuar Monika Kryemadhin për fatura për financim rus, të cilat deputetja i konsideron false.
Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi thotë se ato dokumente janë “paçavure” dhe se duhet marrë me përmendjen e Kryeministrit Rama 14 herë në akt-padinë e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal.
Në një moment gjatë debatit, janë përplasur Kryemadhi me Ndrecën, të cilit i ka thënë që “nëse ke ardhur të bësh zhurmuesin, është tjetër gjë”.
Plarent Ndreca: Nuk shoh ndonjë nxitim të PS-së, bëhet fjalë për një personazh politik e cila ka qenë në nivele të larta politike, gruaja e ish-presidentit. Ka një ndryshim të madh në diskursin që bën opozita. Përsa kohë nuk është marrë një vendim i tillë që të përcaktohet se janë fallso këto dokumente pasi mediat kanë dhënë një informacion të kësaj natyre, nëse janë të vërteta, është shumë shqetësuese. Bëhet fjalë për çështje që mund të shkojnë në elementë të sigurisë kombëtare dhe po prezumoj sikur të jenë për një moment të vërteta. Kërkohet verifikim sepse është një fakt publik. Bëhet fjalë për një financim që ka burim rus dhe mendoj se njeriu më i qetë në këtë studio duhet të jetë Kryemadhi.
Monika Kryemadhi: Jam shumë e qetë unë. Ju niseni me 3 paçavure që janë fallso dhe nuk merreni me një kryeministër që përmendet 14 herë në një akt-padi.
Plarent Ndreca: Është marrë me të gjitha. Pse i humb minutat me atë gjënë që është marrë 3 muaj.
Monika Kryemadhi: Ta mbaroj logjikën time.
Plarent Ndreca: Nuk mbrohesh dot me akuza.
Monika Kryemadhi: Ky që thotë “rubla, rubla”…
Plarent Ndreca: Ky është kryeministri i vendit.
Monika Kryemadhi: Është një nga kryeministrat që ka korruptuar një nga drejtorët më të lartë…
Plarent Ndreca: Shqiptarët nuk e besojnë këtë.
Monika Kryemadhi: Nëse ke ardhur të bësh zhurmuesin është tjetër gjë…
Plarent Ndreca: Jo, se po e devijon tani.
Monika Kryemadhi: Nuk ka shqiptar që është vëlla me të. Ty të del drejtësia amerikane dhe thotë se kryeministri shqiptar është korruptuar nga kompani ruse dhe ti bën emision për mua këtu dhe më nxjerr Ramën me rubla për një paçavure të një televizioni që është offshorë./tvklan.al