Xhoni i kërkon një puthje në buzë, por Anxhi e refuzon: Është diçka intime…

Takimi mes Anxhit dhe Xhonit i transmetuar mbrëmjen e sotme në “Love Story” ishte i mbushur plot me emocione. Në një moment, Xhoni kërkon që t’i japë konkurrentes një puthje në buzë, por ajo nuk pranon duke i thënë se është diçka shumë intime dhe nuk kanë pse e shohin të gjithë. Nga ana tjetër, fronisti e ka mirëkuptuar zgjedhjen e Anxhit.

Anxhi: Sikur po na pëlqejnë dhe më shumë takimet bashkë…

Xhoni: Ishte e papritur këtë herë?

Anxhi: Po, ishte e papritur, por duke qenë se ke mundësi të tjera për të zgjedhur, kjo nuk do të thotë unë do mendoj se do të më zgjedhësh javë për javë vetëm mua se po shkojnë gjërat shumë mirë.

Xhoni: Sa e zgjuar je.

…..

Xhoni: Në atë moment kur folëm për fëmijën tënd, u forcova shumë. Kam frikë dhe të bëj një gabim ose të të prish punë.  

Tani kështu e kemi, do të na shikojnë.

Anxhi: Nuk kanë pse të na shikojnë se si puthi unë apo si puth ti. Mendoj se është diçka intime që duhet ta përjetojmë ne të dy. U mërzite?

Xhoni: Jo nuk u mërzita fare, të kuptoj shumë mirë. Ti thua prapa kamerës je gati ndërsa para kamerës është diçka…

Anxhi: Jo nuk është vetëm ajo pjesa. Të thashë më duket diçka shumë intime.

Xhoni: Po kjo është loja.

Anxhi: E di që është loja, por nuk e pranoj dot unë.

Xhoni: Unë e kuptoj se do pak siguri dhe unë e kam të vështirë me këtë situatë, është shumë rrëmujë.

Anxhi: Sigurisht, as unë nuk po të kërkoj ty siguri dhe do të të jap unë ty puthje.  

Xhoni: Jam duke e menduar dhe kam… Nuk është situatë që e kam pasur përpara. Një pjesë të sigurisë ta jap.

Anxhi: Kemi dalë 3 herë në takim.

Xhoni: Mos mendo se atë që më the unë nuk e vlerësoj…

Anxhi: Shpresojmë në të radhës.

Xhoni: Do e shohim.

Tha se përkushtohet vetëm për Anxhin, konkurrentja i drejtohet Xhonit: Nuk më vë dot ti kusht…

Takimi mes Anxhit dhe Xhonit i transmetuar mbrëmjen e sotme në “Love Story” ishte i mbushur plot me emocione. Në një moment, Xhoni kërkon që t’i japë konkurrentes një puthje në buzë, por ajo nuk pranoi duke i thënë se është diçka shumë intime dhe nuk kanë pse e shohin të gjithë. Nga ana tjetër, fronisti e ka mirëkuptuar zgjedhjen e Anxhit.

Ky takim u komentua mbrëmjen e sotme në formatin e dashurisë dhe solli mjaft debate në studio. Ka qenë Bleona ajo e cila e ka pyetur Xhonin që nëse është gati të mos dalë me femra të tjera, ndërsa ky i fundit është shprehur se nuk e bën dot diçka të tillë. Nga ana tjetër, ka qenë Anxhi e cila ka thënë se ashtu si Xhoni, edhe ajo është aty për të njohur si atë ashtu edhe Kristin.

Bleona: A mund të të bëj një pyetje, jam dakord me Xhonin, për mua do të doja të shikoja me Anxhin deri në fund të spektaklit të shikoja se si do të përfundojë kjo marrëdhënie mes tyre. Kam një pyetje për Xhonin: Jam shumë dakord për pritshmëritë e tua ndaj Anxhit dhe Anxhi në njëfarë mënyrë ta kam provuar sepse e ktheu Kristin para dy javësh. Tani a duhet të presë ajo të njëjtën gjë, që të mos dalësh me asnjë vajzë tjetër. Ti a je i përkushtuar? Unë dua thjesht të di a je gati t’i përkushtohesh Anxhit në të njëjtën mënyrë si ta ka provuar ajo.

Xhoni: Është një pyetje shumë e mirë. Kjo është loja se çfarë kemi ne këtu. Unë kam ardhur këtu që të gjej grua dhe unë këtij (flet për Kristin) të ia lejoj të dalë me gruan time nuk ia lejoj.

Bleona: A je gati ti të mos dalësh me asnjë femër  tjetër?

Xhoni: Anxhi e ka mënyrën në sytë e mi, të kaloj jetën me të.

Bleona: A je ti gati të mos dalësh me asnjë vajzë tjetër?

Xhoni: Nuk e bëj dot.

Bleona: Atëherë pse nuk i beson Anxhit që të dalë me Kristin sepse ajo është një vajzë me karakter, me taban, ti nuk duhet të kesh frikë nga Anxhi.

Xhoni: Nuk dua, nuk kam qejf. Nuk dua të dali, ajo e ka vetë në dorë.

Anxhi: Unë këtë pjesën e përqafimeve me të gjitha, e kam thënë se jam ndjerë pak xheloze, por nuk mundem që ta ndaloj Xhonin të bëjë këto gjëra. Xhoni është aty për të zgjedhur të gjitha nga vajzat dhe unë jam për t’iu zgjedhur të dy dhe ti nuk më vë dot kusht nëse ti nuk je i sigurtë vetëm me mua.

Meti ‘pa doreza’ në takimin me Dean: I kam dërguar foto nudo një femre

Dea këtë herë në takim ka zgjedhur Metin, të cilit që në fillim i tregoi qëllimin se pse zgjodhi që të dilte me të. Ajo u shpreh se i kishte pëlqyer vetëbesimi që ai kishte shfaqur gjatë emisionit.

Dea: Në fillim të emisionit ke qenë një nga djemtë që unë kam thënë që nuk më ngjall interes. Por gjërat ndryshuar dhe morën një kthesë. Kur pata një puthje me Albionin, nuk e di pse u revoltuan djemtë, ti ishte i vetmi që ruajte qetësinë dhe the po ta marr unë Dean në takim ia tregoj unë Albionit çfarë është puthja. Unë thash si ka mundësi ky Meti, gjithë këtë vetëbesim, gjithë këtë reklamë që i bën vetes. Thash dua ta marr, dua ta provoj.

Meti: Domethënë, ti po më provokon?

Dea: Jo nuk të provkoj, thjesht më pëlqeu vetëbesimi yt.

Meti: Domethënë nuk të ka pëlqyer puthja e Albionit, pret timen tani? Deri diku po se po e shikoj që nuk…

Dea: Jo, jo.

Meti: Thuaj të vërtetën, s’ka problem.

Dea: Unë nuk të ftova këtu që… nuk ishte ai qëllimi. Unë tash më pëlqeu vetëbesimi. Nuk të imagjinoj dot se si mund të jesh në një lidhje.

Meti: Të them të drejtën, jap shumë. Bëj shumë për një femrën që kam në krah e të gjithë mundësitë që kam por dal edhe përtej vetes.

Dea: Qenke tip i përkushtuar.

Fronisjta ishte ajo që në këtë takim u shfaq me e interesuar për Metin, duke e pyetur atë për të shkuarën.

Dea: Nuk e di si ke qenë në lidhjet e tua të shkuara?

Meti: Lidhja më e gjatë e imja ka qenë një vit edhe besoj se shkaktare u bë distanca edhe pse kishin nisur ato krisjet e para.

Dea: Ti mendon se një dashuri nuk i reziston distancës.

Meti: Ndoshta po të jetë 100% reale dhe mund t’i rezistojë.

Dea: Po vajzat si i peshkon, si i ngacmon?

Meti: Të them të drejtën më shumë jam mëshuar të peshkohem se të peshkoj.

Pas bisedës në natyrë ata shkuan pranë oxhakut për të vijuar më tej takimin e tyre.

Dea: Kalova vërtetë mirë.

Meti: Shpresoj të jesh kënaqur.

Dea: Të jem me ty dhe të mos kënaqem.

Pasi i treguan njëri-tjetrin se po kënaqeshin shkëmbyen dhe dhuratat që kishin bërë, ku të gjitha ishin simbolike. Më pas ishte radha e një sfide, ku Meti u vu përballë disa pyetjeve të vështira dhe nëse nuk përgjigjej ishte i detyruar që të konsumonte lëng speci djegës.

Meti u përgjigj se nuk ishte shtirur kurrë për të përfituar me një vajzë, por konsumoi specin djegës kur u pyet për tradhtinë, por tregoi se i kishte dërguar foto nudo një femre.

Meti lexon pyetjen: Më trego një eksperiencë të keqe seksuale? Do e tregosh dhe ti pastaj… Ka ndodhur që nuk jam kënaqur, nuk jam përshtatur.

Dea: Të njëjtën gjë dhe unë. Ka ndodhur që nuk jemi përshtatur.

Meti: Ke foto nudo në telefon, i ke dërguar foto nudo dikujt? Foto nudo në telefon nuk kam, por me thënë të drejtën siç do mashkull kam dërguar.

“Kemi fjetur”, Jerina Lalaj kundër Kristit: Është e shëmtuar që të aludosh për një femër kur…

Debati mes Deas dhe Kristit është rikthyer sërish. Në spektaklin e ‘Love Story’, dy fronistët kanë kërkuar të sqaroheshin për atë që ka ndodhur në takimin mes tyre dhe Dea është shprehur qartë se nuk ka fjetur me Kristin.

Në këtë debat ka ndërhyrë dhe opinionistja Jerina Lala, e cila ka thënë se është shumë e shëmtuar nga një mashkull që të aludojë se ka fjetur me një femër, kur kjo gjë nuk ka ndodhur.

Jerina Lalaj: ‘One night stand’ ka një kuptim të caktuar dhe është e shëmtuar të aludosh për një vajzë se ti ke fjetur, supozohet që ti ia thua një publiku të tërë dhe kjo gjë nuk ka ndodhur.

Dea: Falemiderit, dhe unë nuk e pranoj.

Jerina Lalaj: Nuk i përket, edhe pse Dea është provokuese. Përdorni fjalët me kujdes se është e shëmtuar që të aludosh për një zonjushë. Silluni si zotërinj. Duhet të kuptohemi mirë në komunikim. Në jetë të aludosh që për një zonjë, për një zonjë për një gjë që nuk ka ndodhur është e shëmtuar çuna.

Pas kësaj deklarate Jerina ka marrë duartrokitje nga të gjithë dhe e kanë mbështetur për këtë gjë.

“Në Love Story 3 do të martojmë Bleonën”, artistja bën shaka në rolin e prezantueses

Mbrëmjen e sotme në “Love Story”, Alketa Vejsiu i ka propozuar Bleonës që të bëjnë një shkëmbim dhe këngëtarja të vihet në rolin e prezantueses së emisionit. Artistja e ka marrë me shumë sportivitet dhe është futur menjëherë në rol, ku ndër të tjera ka thënë me shaka se ‘në “Love Story 3” do të martojmë Bleonën’.

Alketa Vejsiu: Bleona këto takat më kanë shkaktuar një ngërç të tmerrshëm në këmbë dhe unë mendoj që ti mund të vish këtu dhe unë të ulem atje. Eja, eja vërtetë të ftoj, ja të të lë dhe skenarin. Ja sa bukur duket Bleona si prezantuese.

Bleona: Mirë se keni ardhur në edicionin e tretë të “Love Story” ku do të martojmë Bleonën, ka thënë Alketa (qesh) se unë jam këtu komplet improvizim tani. Viliani ka pasur takimin e tretë me Danielën, mos vallë ka lindur një romancë mes tyre? Ta shikojmë filmin pra.

Daniela fton Kristin në takim, fronisti habitet dhe kërkon kohë

Daniela i ka befasuar të gjithë në spektaklin e sotëm në “Love Story”. Ajo është drejtuar nga Kristi dhe e ka ftuar për një takim, duke i thënë se ai ka dalë me të gjitha dhe mund të dilte dhe me të.

Kristi në fillim u habit, njësoj si të gjithë të tjerët e më pas tha se kërkonte pak kohë por pranoi që të mund të takoheshin.

Daniela: Meqë me të gjitha ke dalë, ke dal dhe me Dean. A do të pranosh një takim dhe me mua?

Alketa Vejsiu: Kjo është loja…

Daniela: Me karta të hapura.

Kristi: Tani?

Daniela: Jo tani, kemi shumë ditë të gjata.

Kristi: Absolutisht.

Daniela: Nuk më refuzoi.

Daniela dhe Viliani nuk i kursejnë puthjet në takimin e tretë, nisin planet për martesë

Daniela dhe Viliani nuk i kanë kursyer puthjet në takimin e tretë me njëri-tjetrin. Që në nisje të takimit, Viliani u tregua i qartë në synimet që ai ka me fronisten.

Duke i treguar asaj një legjendë me Lekë Dukagjinin, kërkoi që hapat mes tyre të përshpejtoheshin dhe pse jo të kishin një martesë shumë shpejt.

Viliani: Në këtë vend Lekë Dukagjini sillte të gjithë djemtë e rinj dhe nëse ata kapnin murin lart ishin gati për martesë.

Daniela: Pa provoje ti njëherë, e kap dot? (Viliani kap pjesën e sipërme të murit.)Qenke bërë për t’u martuar more Vilian.

Viliani: Po unë prandaj kam ardhur këtu që të martohem.

Daniela në këtë takim u tregua e kujdesshme dhe i tregoi Vilianit se martesa apo bashkëjetesa nuk janë aq të thjeshta, duke i treguar atij një eksperiencën e saj. Sot për herë të parë fronistja rrëfeu se kishte bashkëjetuar për 7 vite me radhë.

Ajo i tregoi konkurrentit se bashkëjetesa ka shumë përgjegjësi dhe është një sfidë, ndaj për të arritur deri këtu duhej pritur edhe pak.

Viliani: Mua më pëlqen shumë kjo pamja dhe kam shumë për të folur sot.

Daniela: Si për shembull?

Viliani: Doja të dija se është dhe takimi i tretë i joni, nuk është pak.

Daniela: Po nuk është as shumë.

Viliani: Unë dua të jem i qartë mes teje dhe Vilianit.

Daniela: Unë mendoj se është ende herët, të të jap një përgjigje të plotë. Jemi akoma në rrugën e njohjes. Shumë njerëz janë martuar këtu.

Viliani: Mendon se jemi të radhës.

Daniela: Është akoma herët të mendosh martesën, unë jam pro bashkëjetesës. Le të fillojmë me bashkëjetesën, të njihemi pastaj të kalojmë një shkallë më lartë tek martesa.

Viliani: Unë jam gati të pajtohem me ty në çdo aspekt.

Daniela: Nuk kam çfarë të them më, nëse e pret kaq gati ti.

Viliani: Si e mendon bashkëjetesën ti?

Daniela: Nuk e mendoj e kam përjetuar dhe të jam shumë gjëra nga ajo që kam kaluar, një eksperiencë shumë e gjatë. 7 vite.

Viliani: Do më flasësh pak për bashkëjetesën, se unë isha ai që nuk kam pasur një bashkëjetesë me një femër.

Daniela: Në çfarë aspekti?

Viliani: Mund të jetë një lidhje pa kontratë, a ka rregulla a nuk ka rregulla.

Daniela: Ka shumë rregulla, shumë përgjegjësi, shumë privatësi. Ka dashuri mbi të gjitha. Nëse nuk ke dashuri, respektin asgjë nuk do të ndodhë nga këto.

Viliani: Unë nëse do të kaloja me një person kaq shumë vite bashkëjetesë… Si do e kishe parë një bashkëjetesë me mua.

Daniela: Në fakt më duket shumë e vështirë me ty, pasi jemi dy tipa të vështirë, të njëjtë, zihemi shumë.

Viliani: Po këtu problemi, se këtë kaq qejf që kemi ne të dy.

Daniela: Unë kam shumë qejf që të të vë në dukje gabimet që të mësosh. Të reflektosh dhe të pranosh.

Viliani: Dhe unë nuk i pranoj.

Daniela: Po ti nuk i pranon, e ke krenarinë shumë të lartë. Nuk duhet ta kesh krenarinë në këtë fazë me mua. Krenarinë mund ta tregosh diku tjetër, egon mund ta tregosh diku tjetër. Dhe burrninë karakterin. Ma jep mua dorën dhe ecim bashkë, nëse do? Nëse nuk do…

Viliani: Unë ta jap dorën, prandaj më pëlqen afrimiteti me ty. Jam ai tipi që ceke ti, jam nevriku. Jam dakord, por ti më zbut.

Daniela: Të fillosh të bashkëjetosh ka disa rregulla. S’ka lojëra më, s’ka dalje më shokët natën.

Viliani: Ka vetëm mbyllje në shtëpi.

Daniela: Vajti ora tetë në shtëpi. Ka impenjim, duhet të krijosh dhe besimin 100%.

Viliani: Po punët e shtëpisë.

Daniela: Duhet të marrësh pjesë dhe këtu.

Viliani: Qenka e rrezikshme bashkëjetesa.

Daniela: Pse ke frikë të bësh punë shtëpie ti.

Viliani: Varet kush është më e rrezikshme Daniela apo bashkëjetesa.

Në fund Viliani sërish kërkoi me ngulm martesën, por Daniela e kaloi me një batutë duke i thënë se shpresonte që Lekë Dukagjini t’i kishte dhënë bekimin e duhur.

Viliani: Unë sfidën e Lekë Dukagjinit e kalova, e preka portën.

Daniela: Uroj që Leka nga lart ta ketë dhënë bekimin e duhur.

“Po bën lojë shumë të pisët”, Ori i drejtohet Kristit

Takimi i radhës së Kristit ishte me Orin, të cilin e nisën nga një shëtitje me teleferik. Në bisedën mes tyre u vu re një mungesë besimi nga ana e konkurrentes për fronistin, e cila edhe në fund të takimit ishte në dilemë se sa i sinqertë mund të ishte Kristi.

Kristi: Ori si ishe e emocionuar kur erdhe në fillim, duke qarë, duke bërë, dramatike fare ishe.

Ori: Nuk jam dramatike unë.

Kristi: Je super dramatike.

Ori: Jo nuk jam dramatike… Atë ngrohtësinë që the e kam ndjerë, atë natë në makinë për të Select-i… Tani dalin 2 pyetje: E kishe fjalën për gocat që janë aty apo për gocat…

Kristi: Ëaaa, nga gocat aty.

Ori: Vetëm me ato?

Kristi: Po normal.

Ori: Pyetja e dytë është kjo, nëse ke ndjerë ngrohtësi, me mua apo me atë gocën që të la shenja?

Kristi: Ajo shenja, nuk e di, është çështje e kaluar.

Ori: Çfarë do ti që të ketë dhe të mos ketë femra jote?

Kristi: Të ketë nevojë për shumë vëmendje. Femrat që duan shumë vëmendje nuk më tërheqin shumë. Duhet të ketë shumë interes ndaj personalitetit tim, ato gjërat që kam qejf unë, të jetë e durueshme.

Ori: I duron femrat xheloze ti?

Kristi: Në mënyrë standard do të thoja jo, që nuk i duroj dot, por nga ana tjetër ka dhe një sharm ajo.

Ori: Po ti a je xheloz?

Kristi: Unë jam, por e kalkuloj mirë.

Ori: Nuk ke bërë ndonjëherë ndonjë veprim të çmendur?

Kristi: Duhet të ketë mirëbesim.

Ori: Nëse unë do të kem një marrëdhënie me ty në të ardhmen, nuk do e kem fare.

Kristi: Pse? Nuk shikon besim tek unë fare?

Ori: Fare, fare.

…..

Ori: Çfarë shikon tek sytë e mi?

Kristi: Shikoj dëshirë për më shumë, por nuk do të ta jap.

Ori: Çfarë lloj dëshire?

Kristi: Dëshirë për mua.

Ori: Çfarë nuk do të më japësh?

Kristi: Atë që do.

Ori: Çfarë dua unë?

Kristi: Dëshirën për mua.

Ori: Po bën një lojë shumë të pistë me dikë tjetër aty brenda.

Kristi: Me cilën?

Ori: Nuk ta them.

Kristi: Me Dean mendon ti?

Ori: Jo!

Kristi: Me Lilin?

Ori: Jo.

Kristi: Me Xhenin?

Ori: Jo, Xheni nuk ka lidhje fare.

….

Ori: Jam me dy mendje, herë më duket sikur je shumë i sinqertë dhe herë më duket sikur po bën lojë.

Kristi: A ka një moment që thua se këtu kam qenë shumë i sinqertë?

Ori: Ky takimi për shembull nuk e di sa i sinqertë ka qenë nga 1-10.

Kristi: Pse? Duhet të kesh më shumë besim.

Ori: Do ti që unë të të jap më shumë besim ty?

Kristi: Po, do kisha shumë qejf.

Ori: Pse do e trajtosh si duhet besimin tim?

Kristi: Absolutisht.

Ori: Po nëse ti e then?

Kristi: Atëherë ke të drejtë të më hedhësh nga teleferiku.

Takimi i tretë u shoqërua me puthje, Daniela dhe Vilian: Nuk bëjmë asgjë për show

Daniela dhe Viliani nuk i kanë kursyer puthjet në takimin e tretë me njëri-tjetrin. Që në nisje të takimit, Viliani u tregua i qartë në synimet që ai ka me fronisten. Ky moment i bukur është komentuar dhe në spektaklin e mbrëmjes së sotme në “Love Story” ku dy protagonistët janë shprehur se nuk bëjnë asgjë për show.

Vilian: Unë ndihem me shumë fat. Unë me Danielën jemi shumë ok. Të gjitha takimet që kemi bërë bashkë më kanë pëlqyer dhe dua t’i them diçka Danielës së çfarëdo që të ndodhë e kam shumë xhan. Daniela është shumë tip i thjeshtë, nuk ka filtra.

Daniela: Unë jam njësoj si këtu, si në jetën e përditshme.

Alketa Vejsiu: Kishit një puthje romantike shumë të bukur që nuk m’u duk për show, por shumë e ndjerë.

Vilian: Patjetër që nuk është për show.

Daniela: Unë nuk bëj asgjë për show.

Alketa Vejsiu: Si e përjetuat?

Vilian: Shumë bukur, e dimë vetëm unë dhe ajo, ishte puthje që të dy e ndjemë.

“Sa e bukur je, si janë nga shtëpia dhe puç-puç”, Andi i revoltuar me takimet në ‘Love Story’

Andi, një nga konkurrentet e ‘Love Story’  është shprehur i pakënaqur me fronistet. Ai tha se nuk mund të duronte që të shihte vajzat që puthen e përqafohen me djemtë e tjerë dhe me mos të dilte me të gjithë në takim.

Daniela: Ti nuk ke bërë asnjë takim me mua.

Andi: Po më vjen inat, të kishte njohur të gjithë çunat e pastaj të jepje një opinion.

Daniela: Për mua fiton më shumë ai që duron deri në fund.

Andi: Po çfarë të duroj të shoh ty që puthesh, ledhatohesh e fërkohesh. Prit deri në fund dhe të puthësh të gjithë.

Alketa Vejsiu: Teknikisht, nëse do të ishe si do të veproje me 5 vajza që të pëlqejnë?

Andi: Doja bëja takime me të gjitha gocat. Akoma Dea nuk ka dalë me mua.

Daniela: Po si do fillojë një histori dashurie, duke ngrënë dhe duke pirë verë?

Andi: Një histori dashurie fillon duke njohur njëri-tjetrin. Në një takim nuk kemi parë asgjë nga jeta e njëri-tjetrit, se çfarë planesh kemi për të ardhmen, çfarë librash kemi lexuar. Gjëja e parë që thonë në takim, thonë sa e bukur je, si janë nga shtëpia dhe puç-puç. Kaq dinë vetëm, nuk dinë asgjë tjetër.

Pas kësaj deklarate të Andit, Daniela kërkoi që konkurrenti t’i tregonte se çfarë është dashuria dhe ai u ngrit dhe shkoi e përqafoi.

“Kape shansin”, surpriza në ceremoninë e trëndafilave në ‘Love Story’

Ceremonia e trëndafilave këtë javë ka rezervuar surpriza. Daniela pas tre takimesh me Vilianin ka zgjedhur që këtë herë të zgjedh Andin, me të cilin pati një debat gjatë spektaklit të sotëm.

Ndërkohë Dea do të ketë një takim të dytë me Algertin. Kristi nuk pati fare komente dhe tha vetëm emrin e Kleonës, ndërsa Xhoni do të dalë me Sellmën, të cilës i tha se ky është shansi i saj.

Daniela: Meqë ishte tek dashura dhe mënyra se si djemtë tanë na japin dashuri dhe pretendojnë që ta marrin mbrapsht, do doja shumë që këtë radhë jo Vilianin përsëri, por të zgjidhja Andin për të më treguar dashurinë në formën e tij si e ka.

Dea: Unë e kam menduar gjatë dhe duke pyetur veten kam dal në përfundimin se ajo që më tërheq mua tek një djalë, është një djalë i mirëkuptueshëm, i qetë, i duruar, një djalë që më vlerëson dhe më ka bërë të ndihem kështu, Algerti.

Kristi: Kleonaaaaaa.

Xhoni: Do shikoj nëse e vlerëson këtë takim dhe a do dal ashtu siç ka thënë gjithmonë për veten e vetë dhe ka thënë për shikimet tona që jemi shumë afër. Kape shansin! Sellma./tvklan.al