Merr përmasa edhe më tragjike përplasja e ndodhur 2 muaj më parë në Kavajë, ku një sherr mes dy 43-vjeçarëve (Armand Gosa dhe Altin Rexha) çoi në vdekjen e të dyve (Lexo më shumë).

Në foto viktima dhe babai i tij

Këtë të diel, Arian Gosa, 48-vjeç, vëllai i Armand Gosës, u ekzekutua me një plumb pistolete në kokë po në Kavajë. Ngjarja ndodhi gjatë pasdites, në një lokal të zonës. Viktima ishte duke pirë kafe me të atin, kur autori iu afrua dhe e la të vdekur në vend.

Zyrtarisht policia tha se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë hakmarrja (Lexo më shumë).

(Gazetari Besar Bajraktaraj sjell detajet e para nga ngjarja e rëndë)

Kujtojmë se Edmond Gosa i cili njihej edhe me emrin Armand Gosa mbeti i vrarë më 29 Mars të këtij viti pas një konflikti me Sali Rexhën, i njohur po ashtu me emrin Altin Rexha. Ngjarja në fjalë ndodhi në një lokal dhe dy 43-vjeçarët vranë njëri-tjetrin.

Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë.

Sherri mes palëve kishte nisur në verën e vitit 2022 në një lokal në Kavajë. Armand Gosa kishte ofenduar Altin Rexhën me origjinën duke i thënë se “malokët nuk kanë punë në Kavajë”. Prej atij momenti, Rexha kishte marrë një armë pa leje dhe e mbante për vetëmbrojtje (Lexo më shumë). /tvklan.al

(Në video, pamjet e ngjarjes së rëndë me dy të vrarë të ndodhur më 29 Mars në Kavajë, publikuar në emisionin Uniko)