Ende në kërkim 25-vjeçari Migert Qosja

“Arrest me burg”  ka vendosur gjykata e Elbasanit për tre personat që u përfshinë pak ditë më parë në një konflikt të armatosur në qendër të qytetit. Në burg deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojë 28-vjeçarin Elvis Çaushllari, si dhe Feliks Filaj dhe Ersi Çekani të dy 21 vjeç.

Në kërkim për këtë ngjarje është 25-vjeçari Migert Qosja, personi që dyshohet se ka qëlluar në drejtim të Çuashllarit duke lënë të plagosur. Prokuroria akuzon këta persona për vrasje të mbetur në tentativë, armë mbajtje pa leje dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Elvis Çaushllari që njihet edhe me emrin Elvis Koçi, u arrestua në spitalin e traumës në Tiranë atje ku shkoi për të marrë mjekim pasi mbeti i plagosur lehtë në shpatull. Policia tha ditën e ngjarjes se dy grupe të rinjsh u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Nga njëri krah ishte Elvis Çaushllari, i cili u plagos lehtë, dhe grupi tjetër drejtohej nga Migert Qosja. Fillimisht ata janë konfliktuar me kaçavida e grushte dhe më pas kanë nxjerrë armët, ku është qëlluar disa herë. Burime nga blutë e Elbasanit konfirmojnë, se bëhet fjalë për konflikte të shpeshta mes tyre që degjeneroi në përdorimin e armëve.

Tv Klan