Një ditë pas një konflikti me armë të ndodhur në ambientet e një lokali në Laknas të Tiranës, policia ka vënë në pranga 7 persona. Në një njoftim për mediat, sqarohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Fillimisht autorët kanë goditur me grusht një person, e më pas kanë qëlluar me armë. Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Kështu, 4 persona u arrestuan për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim. Ata janë Ardjan Shima, 37 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, Klejdian Deliu, 35 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, Elfjord Deliu, 23 vjeç, banues në Laknas dhe Shkëlzen Xhanari, 33 vjeç, banues Kodër-Kamëz.

Ndërsa 3 persona të tjerë u arrestuan për akuzën e moskallëzimit të krimit. Ata janë Gentjan Neli, 36 vjeç, banues në Kamëz, Renaldo Dragjoshi, 29 vjeç dhe Andi Karaj (Metaliu), 35 vjeç, të banues në Laknas.

“Arrestimi i tyre u bë pasi të premten, në një lokal në Laknas, Ardjan Shima, Klejdian Deliu, Gentjan Neli, Shkelzen Xhanari dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta A. Karaj. Pas kësaj Ardjan Shima dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri”,

thotë policia.

Ndërsa Renaldo Dragjoshi, Gentjan Neli, të cilët pasi ishin prezentë në këtë konflikt, deri në momentin e identifikimit dhe shoqërimit nuk kanë kallëzuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Ardjan Shimës iu gjet dhe sekuestrua edhe arma e përdorur në këtë ngjarje, një pistoletë së bashku me 11 copë fishekë, të cilën e dispononte pa leje të organeve kompetente.

/tvklan.al