Ky është momenti i largimit të personave të përfshirë në atentatin e së premtes në Vlorë, ku mbeti i plagosur lehtë një kalimtar që nuk kishte lidhje me ngjarjen. Siç duket edhe nga pamjet mjeti Land Rover me ngjyrë të zezë është duke dalë nga rruga e Lungomares, pak minuta pas ngjarjes. Autorët i vunë flakën dhe më pas e braktisën makinën në fshatin Babicë, duke humbur gjurmët.

Policia e Vlorës vazhdon shoqërimet në komisariat për përplasjen me armë që ndodhi një ditë më parë në Lungomare ku u plagos një kalimtar i rastit. Pavarësisht këtij veprimi të policisë ende nuk ka persona të arrestuar si autorë të dyshuar. Dëshmitë nuk kanë ndihmuar aspak hetuesit.

Ndërsa burime nga grupi hetimor konfirmojnë se objektiv i atentatit dyshohet te këtë qenë një person me precedent të mëparshëm penal. Para pak kohësh ai i ka shpëtuar një tjetër atentati me bombë. Sipas policisë ky person ka qenë në makinën që u sulmua nga atentatorët. Përplasja me arme ndodhi mesditën e të premtes në kohen kur shëtitorja e qytetit ishte e mbipopulluar, por për fat të mire shkëmbimi zjarrit mes personave të përfshirë nuk pati dëme në njerëz.

Tv Klan