Një 32-vjeçar me iniciale I.M. (S), i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në Itali dhe është ekstraduar në vendin tonë.

32-vjeçari akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentantivë dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e Vlorës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg në mungesë për ngjarjen e ndodhur më 10 Maj 2019 në Vlorë.

Në atë kohë, i dyshuari I.M. (S), së bashku me tre persona të tjerë të dyshuar me inicialet F.T., G.D., D.E., dhe A.L. qëlluar me armë në drejtim të disa personave që ndodheshin në një lokal në zonën e Lungomares. Të dyshuarit hapën zjarr nga një makina “Land Rover” dhe më pas u larguan me shpejtësi. Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur në këmbë një kalimtar, ndërsa objektivi mundi të shpëtonte.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar I. M. (S)., 32 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale” Vrasje në rrethana cilësuese “ kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Përmbledhje e ngjarjes: Më datë 10.05.2019, shërbimet e Policisë Vlorë janë njoftuar për një ngjarje kriminale, për të cilën shtetasi I. M., në bashkëpunim me shtetasit F. T., G. D., D. E dhe A. L. janë autorë të dyshuar se kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti tip “Land Rover” në drejtim të një grup personash, në pjesën e jashtme të një lokali te Ujë i Ftohtë. /tvklan.al