Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend ka folur për përplasjen e ‘një bande’ me policinë në qytetin e Elbasanit.

Ai tha se natën e 18 Shtatorit në Elbasan, ku u godit makina e numrit dy të policisë së këtij qyteti nga mjet i blinduar, ka të bëjë me dhëndrin e kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Basha tha se policia ishte urdhëruar të përgjonte anëtarët e bandës, por policia refuzoi urdhrin dhe më pas e mohoi se ishte ushtruar dhunë ndaj forcave të saj dhe ishte rrezikuar jeta.

Gjithçka mbyllet si incident i rëndomtë, pa asnjë rrezik pa asnjë pasojë. Qyteti i kësaj historie është Elbasani, banditi i kësaj historie është dhëndri  i kryebashkiakut të Elbasanit, ndërkohë që kompania e gruas së kryebashkiakut të Elbasanit hetohet për trafik droge

”, tha Basha.

Kryetari i PD-së i kërkoi kryeministrit Edi Rama të shkarkojë kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini.

https://www.youtube.com//embed/kPXeeWdxqUQ

Video/ Xhafaj: Hetime për krimet e grupeve Çela dhe Çapaj

Pas fjalës së Bashës, reagoi ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke theksuar se “

ngjarjet e fundit të Elbasanit janë rrjedhojë e veprimit në rritje të Policisë së Shtetit kundër elementëve kriminalë.

Si ministër i Brendshëm kam urdhëruar zhvillimin e një analize të plotë dhe të detajuar të situatës në këtë qytet, kam urdhëruar drejtuesit kryesorë të hetimit në Policinë e Shtetit të fokusohen në Elbasan.

 

Kam kërkuar të analizohet jo vetëm ngjarja e ndodhur, siç është pasqyruar në media, e cila ka edhe problematikën e saj, por një analizë që të nxjerrë në pah shkaqet e vërteta të situatës kriminale lidhur me këto dy grupe kriminale, Çela dhe Çapaj në mos gaboj

.”

Xhafaj tha se çdokush është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale nuk do të shpëtojë. 

Ndërsa Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se po tund “flamurin e krimit etnik shqiptar”, që po trumbetohet edhe nga media e grupe të caktuara në Europë që janë vetë anti-europianë.

“Kjo është arsyeja që sot jeni në këtë gjendje”,

iu drejtua Rama opozitës. /tvklan.al