Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës. Në një deklaratë Vuçiç është shprehur se do të mbrohen të gjithë serbët që janë në Kosovë dhe nuk do të lejojë qeverinë e Albin Kurtit që të përmbush planet e saj.

Po ashtu, Vuçiç pati dhe një mesazh për Bashkimin Evropian duke thënë se ka komunikuar me të dërguarin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Ndalojini ata, dhe nëse nuk jeni në gjendje, do ta bëjmë ne“, citohet Vuçiç nga mediat në Serbi.

“Duhet të keni parasysh, sipas inteligjencës sonë, ata kishin mbështetjen e të paktën një vendi për atë që po bënë sot, dhe ky nuk është një vend i BE”, shtoi Presidenti i Serbisë.

Sot në mëngjes një aksion i policisë në Mitrovicën e Veriut është shoqëruar me tensione, pasi serbët sulmuan efektivët dhe nuk dëshironin që të kryheshin kontrolle. Lidhur me situatën ka pasur shumë reagime, por dhe kundër veprimeve të qeverisë së Kosovës./tvklan.al