Nga shkolla “4 Dëshmorët” në Tiranë, ku pa nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve që nisi sot, Rama ka komentuar përplasjen e Presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake tek zyrat e FRD.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk kishte dëshirë që të bënte asnjë koment, por shtoi se ajo që ndodhi dje ishte “një shfaqe klinikisht e rëndë”.  Ai shtoi se kjo ngjarje kërkon një solidaritet njerëzor dhe se Presidenti ka probleme të rënda.

Më lejoni që të mos bëj asnjë koment sepse jemi në kushtet e një shfaqje që është klinikisht e rëndë dhe natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë dhe jo më me një që është President i Republikës që ka probleme të rënda”, u shpreh Rama.

Ky reagim i Ramës vjen një ditë pas përplasjes në zyrat e FRD. Dje Presidenti Ilir Meta është përplasur me policinë bashkiake pasi këta të fundit kërkuan të nxirrnin nga zyra drejtuesit e FRD. Për ngjarjen pati reagime nga të dyja palët ku u hodhën akuza të ndërsjellta./tvklan.al