Varhelyi: Prisni Venecian, Rama: Nuk do të humbim asnjë ditë

Shumica nuk do të pres opinion e ‘Venecias’ të kërkuar nga kreu i shtetit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara nga Parlamenti në 5 Tetor.

Kryeministri pas mbledhjes së përjavshme me drejtuesit politik të qarqeve deklaron se do ta rrezojnë dekretin e Metës që i kthen për rishqyrtim amendimet në Kodin elektoral.

Do ta votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim, pikë dhe presje. Do ta votojmë Kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të verë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më tepër Ilir Meta”.

Por Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhely i ka kërkuar parlamentit që të mos të nxitohet për të rivotuar ndryshimet por të pres Venecian të flas.

Unë besoj se Komisoni i Venecias do të japë këshilla të shpejta për palët e interesuara  mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë këtë këshillë. Mezi po pres për të parë  zgjedhjet të lira dhe të ndershme në prill 2021″.

Por as apeli i Varhelyit nuk e ka ndryshuar qëndrimin e kryeministrit. Në një reagim të bërë për deklaratat e Komisionerit Rama shprehet i bindur për t’iu drejtuar parlamentit pa vonesa dhe për ta miratuar pa asnjë ndryshim.

Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë!”

Në një tjetër postim Rama ia dedikon presidentit që e cilëson si të angazhuar si një ekstremist kundër parlamentit dhe qeverisë. Por sipas kryeministrit ai s’mund të marr peng asnjë institucion veç presidencës. Edhe pse shprehet se opinion i Venecias është i mirëseardhur por koha për këto zgjedhje thotë se nuk pret.

Tv Klan