Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht të gjithë ata drejtues të policisë që sipas saj u përplasën të martën me banorët e Astirit  gjatë prishjes së banesave të tyre nga Inspektoritati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka publikoi pamje të disa mediave në të cilat ai tha se shfaqet dhuna e ushtruar ndaj fëmijëve grave e të moshuarve.

“Çdo punonjës policie i urdhëruar nga Rama, Lleshi e Veliaj do trajtohet s kriminel shumë shpejt. PD do të kallëzojë penalisht për shpërdorim detyre ndaj çdo punonjësi që ka qenë në shpërdorim të ligjit”.

Sipas Palokës, skenari i dhunës nga Kryeministri ka për qëllim fshehjen e aferës 40 milionë Euro të projektit të Unazës së Re. Ndaj sipas tij kjo është edhe aryeja se përse Prokuroria nuk po e heton tenderin e parë të fituar nga kompania “DH Albania” me dokumente të falsifikuara.

“Prokuroria ka një vit qe e mban të pahetuar dosjen korruptive të Unazës së Re. Pse nuk hetohet asnjë? Sepse hetimi i kësaj afere çon në burg Ramën, ndaj urdhëron dhunimin e banorëve, grave e fëmijëve e të moshuarve”.

Sikundër kreu i opozitës, edhe Paloka tha se pas ardhjes në pushtet, Partia Demokratike do të dëmshpërblejë me vlerën e tregut çdo cm katror të pronës së banorëve të ‘Astirit’.

Tv Klan