1 viktimë e 7 të plagosur, terrorizohen banorët

Të shtëna armësh, që i morën jetën një personi dhe plagosën 7 të tjerë, terrorizuan banorët e Peramës, lagjes në periferitë perëndimore të Athinës në orët e para të mëngjesit të kësaj të Shtune.

3 persona qëlluan me armë ndaj policisë, e cila u vu në ndjekje të automjetit tyre pasi i refuzuan thirrjen e policisë për të ndaluar. Drejtuesi i mjetit shtoi shpejtësinë, derisa u detyrua të ndalonte pas përplasjen me motorin e një prej patrullave.

Viktima është njëri prej 3 personave që udhëtonin në automjet, ndërsa 6 prej të plagosurve janë policë. Policia vuri në pranga njërin prej personave të armatosur, i cili po ashtu u plagos nga shkëmbimi i zjarrit.

Ndërsa një i tretë arriti të arratisej dhe u shpall në kërkim. Policia ende nuk ka bërë publik identitetin e 3 personave dhe as motivet e mosbindjes ndaj urdhrit për të ndaluar, por dyshimet e para janë se ata mbanin armë pa leje dhe u përpoqën t’i shpëtonin arrestimit.

Tv Klan