Një incident është shënuar gjatë mbrëmjes në qytetin e Vlorës mes përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe atyre të Partisë Socialiste.

Përfaqësues të LSI nuk kanë lejuar futjen e 3 kutive të fshatit Bishan në ambientet e KZAZ-së numër 81, pasi sipas tyre, gjatë transportit mjeti ka devijuar rrugën nga komisionerët e Partisë Socialiste, pa dijeninë e tyre dhe mund të ketë patur manipulime.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e Partisë Socialiste kërkuan nga ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim që të mos bllokonin futjen e kutive në KZAZ dhe për çdo gjë të bënin ankesë pranë KZAZ.

Ata sqaruan se automjeti që transportonte kutitë e votimit përfundoi në spitalin rajonal në Vlorë, pasi njëra prej komisionereve ishte ndierë keq.

Por debati ka përshkallëzuar duke çuar në përplasje fizike mes palëve.

Në videon më lart të sjellë nga korespondenti i Tv Klan, Elizbon Haruni tregohet sesi situata degjeneroi në përplasje fizike

(min 02:39

). /tvklan.al