Tre persona kanë mbetur të plagosur në një plazh të Greqisë gjatë një përplasje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Kavalas në një lokal. Të plagosurit u dërguan në spital, njëri prej të cilëve është në gjendje më të rëndë.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policore duke bërë rrethimin e zonës. Ndërkohë ka nisur edhe kërkimi policor për autorin/ët e plagosjes së 3-fishtë.

Motivet dhe dinamika e ngjarjes janë të paqarta. /tvklan.al