Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Shkëmbimet e zjarrit janë rikthyer në qytetin e Vlorës, pikërisht në lagjen e quajtur Pusi i Mezinit dhe pasojat kanë qenë një i vdekur dhe dy të plagosur. Mbrëmë pas orës 10 , dy persona të njohur si ndër të fortët e ’97 në Vlorë, Lavdosh Nurka 36-vjeç dhe Elvis Dani 21, kanë futur në punë armët për t’i dhënë fund grindjeve mes tyre.

Nga shkëmbi i zjarrit ka mbetur i vdekur 36-vjeçari Nurka. Pas kësaj Elvis Zani, i njohur nga ’97,  me pseudonimin Topalli, ka bërë të largohet nga vendi i krimit, por kanë qenë forcat speciale të policisë Vlorë, që e kanë rrethuar vrasësin për ta arrestuar. Elvisi i është përgjigjur me të shtëna policisë. Nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe 21-vjeçarit, ka mbetur i plagosur ky i fundit së bashku me një vajzë, e cila e shoqëronte.

Nuk dihet kush ka qenë motivi i grindjes që ka përfunduar në vrasje, por viktima Lavdosh Nurka, sapo ishte kthyer nga Italia, ndërsa Elvis Zani njihej si ndër të fortët e Vlorës gjatë trazirave të vitit ’97. Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë nga plagët e zjarrit./tvklan.al